Aktualitet

LIVE/ Flakët marrin përmasa të mëdha në magazinat tek rruga Siri Kodra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:41 - 02/04/18 |
b.f

Një zjarr i madh ka përfshirë një nga magazinat industriale në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe shtëllungat e tymit që ngrihen prej tyre janë përhapur thuajse në gjithë kryeqytetin.

Në zonë dëgjohen edhe shpërthime të fuqishme, që me dyshohet se shkaktohen nga materialet apo lëndë shpërthyese që ndodhen brenda magazinave.

Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, ndërkohë që mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit të flakëve.

 

Pas