Aktualitet

Video/Zëvendës ambasadori amerikan mbërrin në selinë blu, hyn nga dera anësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 06/01/22 |
Opi Nion

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith ka mbërritur në selinë blu.

Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Sikurse shihet në pamjet që Opinion.al ka siguruar edhe ai ka hyrë nga dera e pasme e ndërtesës.

Kjo vizitë vjen në një moment kur situata në kampin blu nuk është e qetë. Vetëm pak minuta më parë në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, Grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD të cilët i gjetën dyer e mbyllura dhe nuk mundën të hyjnë në godinë./Opinion.al

Pas