Aktualitet

VIDEO/ Vazhdon aksioni i IKMT te Unaza e Re, policia blindon zonën


               Publikuar në : 09:47 - 15/11/19 |
Al Do

Forca të shumta policie kanë shoqëruar mëngjesin e sotëm inspektorët e IKMT-së për të vazhduar aksionin e prishjes së objekteve në zonën e Unazës së Re.

Prej orëve të para të mëngjesit, zona është blinduar nga policia ndërkohë nga ana e banorëve është paralajmëruar se ata do të vijojnë të kundërshtojnë këto veprime.

Megjithatë, IKMT ka njoftuar se ka arritur të shembë dy banesa dy katëshe, ndërsa kanë publikuar edhe pamjet e aksionit.

“IKMT ka prishur sot dy objekte dy katëshe ne zonën e “Astirit””, thuhet në njoftimin e IKMT. /Opinion.al

Pas