Kronikë

Pranga 23-vjeçarit të kërkuar në Burrel për armëmbajtje pa leje


               Publikuar në : 10:30 - 15/11/19 |
xhu lia

Një 23-vjeçar i kërkuar dhe me precedent penal ka rënë në prangat e policisë për akuzat  e armëmbajtjes pa leje” dhe prishjes së qetësisë publike.

Sipas njoftimit të policisë më 30 Tetor, 23-vjeçari me iniciale M.H është kofliktuar në afërsi të stadiumit në Burrel dhe ka qëlluar me armë zjarri një person me iniciale K.Ll.

23-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për akuzat “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe personi me inicialet K.Ll si dhe po vijon puna për gjetjen e armës së 23-vjeçarit.

Ai u arrestua nga blutë në flagrancë në banesën e tij. Ndërkohë materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme./Opinion.al/

Pas