Aktualitet

VIDEO/ “Vallen do e kërcejmë më vonë”, momenti kur Basha hyn në selinë e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 08/01/22 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hyrë mëngjesin e sotëm në ambientet e selisë së PD.

Sikurse shfaqet në pamje i buzëqeshur Basha ka përshëndetur me dy gishta gazetarët që ndodhen përpara selisë blu.

“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, i tha Basha gazetarit.

Teksa pritet që në orën 12:00 të nisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha, për Lulzim Bashën kjo e shtunë do të jetë një ditë normale pune.

Basha që në orën 08:00 të mëngjesit ka shkuar në seli, ndërsa mësohet se ditën e sotme ka thirrur në një mbledhje kryetarët e degëve, ku do të diskutohet për kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor. Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike./Opinion.al

Pas