Rajoni

VIDEO/Tragjedi në ujërat greke,4 të vdekur nga mbytja e anijes, mes tyre 3 fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 26/10/21 |
Opi Nion

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet greke të Kiosit ku një anije me 27 emigrantë është mbytur dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 4 persona.

Sipas mediave greke 3 nga viktimat janë fëmijë dhe një është një grua 40-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar dhe nga ministri i transportit, Notis Mitarakis me anë të një postimi në Tëitter. Ai informoi gjithashtu se rezulton ende një person i zhdukur.

Në zonë po vijojnë kërkimet me anije dhe ajrore për gjetjen e personit të zhdukur ndërsa 22 janë shpëtuar (14 burra, 7 gra dhe një fëmijë).

Autoritetet u njoftuan për incidentin në orën 6:10 të mëngjesit, kur pasagjerët dhanë alarmin se po fundoseshin.

Sipas informacioneve, gomonia kishte një kapacitet prej 10 personash, por në të kishin hipur 27 persona, si pasojë i është shkëputur tërësisht fundi dhe të gjithë kanë rënë në det.

Pas