Kronikë

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Qafë Thanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 26/10/21 |
Opi Nion

Një shtetas rumun është ndaluar në Qafë Thanë pasi i janë gjetur 13 mijë euro të padeklaruara.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, 13.350 euro të padeklaruara.

Në njoftim bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të Republikës së Shqipërisë për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EURO./Opinion.al

Pas