Te Fundit

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani?Rama:Jemi në fazën e fundit të miratimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 26/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria është në fazën e fundit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani.

Kreu i qeverisë ka zbuluar lajmin gjatë disa replikave me komentuesit në rrjetin social “Facebook”.

Me mire te ishin te shkaterruara nga jashte dhe te forta nga brenda, sesa keshtu, ku u beni ambjente luksoze, por te mbyt korrupsioni, injoranca, militantizmi e nepotizmi. Gjithsesi ti vazhdo tu japesh ushqim shpirteror kokebosheve qe te ndjekin. Ne fund te fundit nuk ke shume faj. Ata qe te kane vene dhe mbajne aty ku je, keshtu ta kerkojne ta luash pjesen”, tha një komentues.

Kush merr sherbime sot ne institucionet e Drejtorise se Transporteve e di mire se nuk te mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse sherbimet kalojne permes sistemeve digjitale qe nuk njohin as militante as kusherinj! Dhe kaq e vertete eshte kjo, sa qe e provon fakti qe procesi i njohjes se patentave shqiptare ne Gjermani, gje qe as nuk mendohej dot deri disa vite me pare, sot eshte ne fazen e fundit te miratimit ne Bundesrat, dhoma e landeve te Gjermanise! Sharjet e perqeshjet nuk jane argumenta”, përgjigjet Rama.

Nga 12 korriku 2021 patentat shqiptare njihen edhe në shtetin italian.

 

Pas