Sport

Video/Tifozët futen në fushë për t’u përleshur me futbollistët e Marsejës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 23/08/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e pazakontë për futbollin evropian ka ndodhur ditën e djeshme gjatë ndeshjes në derbin C mes dy skuadrave Nicës dhe Marsejës.

Në minutën e 75-të tifozët e ekipit vendas filluan të hedhin shishe dhe objekte të tjera në drejtim të mesfushorit Dimitri Payet.

Futbollisti  i Marsejës reagoi duke hedhur prapa njërën prej shisheve drejt podiumit, duke bërë që ultrasit të tërboheshin dhe të “pushtonin” fushën, duke u konfrontuar me lojtarët.

Kaosi i krijuar shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Nicës, Jean-Pierre River, i cili zbriti në fushë për të qetësuar tifozët e ekipit të tij./Opinion.al

Pas