Bota

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Tokio, momenti kur lëvizin ndërtesat dhe shtyllat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:12 - 07/10/21 |
Opi Nion

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter goditi ditën e sotme Tokion.

Frika dhe paniku ishte i madh te qytetarët, ndërsa shumë linja hekurudhore u mbyllën për shkaqe sigurie.

Sipas raportimeve të deritanishme nuk është dhënë asnjë alarm për cunam, teksa mediat kanë publikuar pamje të momentit kur u regjistrua tërmeti në Japoni, një vend me aktivitet të lartë sizmik.

Në pamjet e publikuara në Twitter, duket se si lëvizin shtyllat e dritave apo ndërtesat dhe makinat ndalojnë në mes të rrugës.

Për momentin, sipas televizionit publik NHK, nuk ka raporte për dëme në njerëz ose prona, por shërbimet e trenit super të shpejtë Shinkansen, janë pezulluar./Opinion.al

Pas