Në kryeqytetin ukrainas, Kiev kanë nisur sërish sulmet me raketa. Në qytet dëgjohen sirenat e sulmit ajror dhe banorët janë kthyer në strehimoret nëntokësore pas një dite pushimi nga shtetrrethimi i fundjavës.
Korrespodenti i BBC News, Clive Myrie në Kiev, thotë se baza ku ai raportonte ishte “tronditur nga zjarri i raketave aty pranë” dhe “dritaret u drodhën” gjatë shpërthimit të tyre.
Ai thotë se luftimet duket se po i afrohen zemrës së kryeqytetit të Ukrainës.
This was the explosion that shook our base! #kiev pic.twitter.com/yXOxtxaDqD
— Clive Myrie (@CliveMyrieBBC) February 28, 2022