Bota

Zelensky aplikoi për anëtarësim në BE, çfarë hapi do marrë Parlamenti Europian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:57 - 28/02/22 |
Opi Nion

Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë të martën, ku i kërkohet institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit të vendit kandidatit në BE për Ukrainën.

Deklarata e përbashkët nga eurodeputetët vjen pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky firmosi zyrtarisht kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE.

Një zyrtar i BE-së ka shpjeguar procesin . Sipas tij, letra e nënshkruar nga Zelensky i drejtohet Presidentit të Këshillit të BE-së, që aktualisht mbahet nga Franca. Shtetet anëtare, parlamenti evropian dhe parlamentet kombëtare më pas informohen për aplikimin nga këshilli. Një takim i 27 ministrave të çështjeve të BE-së, i njohur si këshilli i punëve të përgjithshme, duhet të marrë një vendim për të kërkuar zyrtarisht opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin.

Normalisht do të duheshin 15 deri në 18 muaj që komisioni të jepte opinionin e tij, megjithëse kjo periudhë mund të shkurtohet ndjeshëm “në varësi të konsideratave politike”, tha zyrtari.

Ekziston një periudhë e para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar atij të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar. Procesi i anëtarësimit përfshin respektimin e kritereve të anëtarësimit duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së.

Pas