Aktualitet

VIDEO/Si përfundoi në dyqanin e luleve shoferi që po “fluturonte” në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 30/06/21 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme vijnë nga një aksident i regjistruar ditën e djeshme në Vlorë. Sikurse shfaqet në pamje drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen Golf 5”, po ecte me shpejtësi dhe papritmas humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në një dyqan lulesh.

Drejtuesi i mjetit për shkak të shpejtësisë  s’ka mundur të frenojë në kohë. Në momentin kur ka marrë kthesën makina ka rrëshqitur duke përfunduar në biznesin aty pranë.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati të lënduar kurse dy personat që udhëtonin në të u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Kanë qenë banorët dhe policia që nxorën automjetin nga dyqani i luleve me ndihmën e një karotreci./Opinion.al

Pas