Aktualitet

Video/ Si do të bëhet testimi praktik për patentë


               Publikuar në : 10:19 - 20/07/19 |
geliano fataj

Pas ndryshimeve në testin teorik, të gjithë ata që duhet të pajisen me një leje drejtimi të kategorisë B, do të përballen me “surpriza”.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se do të implementojë vjeshtën e tij viti një sistem monitorimi të testimit të praktikës për të marrë lejen e drejtimit për kategorinë B.

Në kuadrin e nismave të reja drejt inovacionit , projekti do të mundësojë monitorim 360 gradë me audio dhe figurë, livestreaming në kohë reale, gjurmim me GPS të vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar nga kandidati, menaxhim dhe analizë të videove dhe video-kamera full HD All in One (NVR), si fjala e fundit e teknologjisë për modernizimin informatik të monitorimit, duke garantuar një proces transparent dhe objektiv për kandidatin dhe autoshkollat.

Monitorimi i Testimit Praktik!

Për herë të parë në rajon, së shpejti në Shqipëri 🇦🇱!Revolucion digjital për monitorimin e Testimit Praktik!✅Monitorim 360 gradë me audio dhe figurë✅Livestreaming në kohë reale ✅Gjurmim me GPS i vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar✅Menaxhim dhe analizë e videove ✅All in One Mobile Camera FULL HD (NVR)Testim transparent dhe objektiv! 😀👍Leje Drejtimi e merituar, siguri rrugore e garantuar! 🚗🚦🛣#RevolucioniDPSHTRR #MIE#LejeDrejtimiMeMeritë #TestimObjektiv #Modernizim #Transparencë #RisiInovacion#FundMarifeteve #FundMikut#EuropaPërmesStandardeve

Posted by Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor on Friday, 19 July 2019

Gjatë muajit maj, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të njoftonte se testet teorike janë rishikuar në 45% të volumit. Janë hequr 1199 fjali ngatërrestare, po ashtu janë korrigjuar 1848 fjali me gabime./ Opinion.al

Pas