Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç komenton dorëheqjen e Haradinajt: Mashtrim politik

2019/07/20 at 10:49 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç komenton dorëheqjen e Haradinajt: Mashtrim politik

Presidenti serb në një konferencë për mediat e ka cilësuar dorëheqjen Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës një mashtrim politik.
Sipas Aleksandër Viçiç kjo lëvizje është bërë për të fituar sa më shumë popullaritet.


“Ne jemi një vend sovran, duam marrëdhënie të mira me të gjithë, por jo një tutor, nuk është puna jonë për të mbrojtur interesat e fuqive botërore, por interesat e Serbisë. Presionet në drejtim të njohjes së një Kosove të pavarur do të jenë në rritje”, tha Presidenti Serb.

Sipas tij, pas dorëheqjes së Haradinajt Serbia duhet të veprojë me qetësi, maturi dhe nuk ka asnjë eufori. Akuza sërish hodhi dhe për formimin e Shqipërisë së Madhe.

“Thelbësore dhe de facto është se Prishtina synon të vazhdojë historinë e Shqipërisë së Madhe”, theksoi Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj paraqiti të premten dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i tij. Në një vendim të papritur, ai tha se arsyeja për dorëheqjen është “ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”.

Dhomat e Posaçme, apo siç njihen në Kosovë, Gjykata e Posaçme me seli në Hagë, u themelua me vendim të parlamentit të Kosovës, ndërsa në të punojnë prokurorë e gjykatës ndërkombëtar dhe do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte dhe të pasluftës.

Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të jap ndonjë hollësi rreth ftesës për marrjen në pyetje të zotit Haradinaj që pritet të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.

Dorëheqja e zotit Haradinaj ndodhi në një periudhë të shtimit të trysnisë ndaj tij për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe me të cilat Beogradi vazhdon të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

Ai u shpreh i bindur se pas dorëheqjes së tij vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa në favor të tyre u shpreh edhe Nisma Socialdemokrate, që është pjesë e koalicionit qeverisës si dhe opozita që hodhi poshtë cdo mundësi të krijimit të ndonjë qeverie të re apo qeverie teknike. Çështja tani i mbetet presidentit Hashim Thaçi, i cili duhet të këshillohet me forcat politike në vend./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike
Bota

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

10 Korrik, 2026 1:10 pm
Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet
Politikë

Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet

10 Korrik, 2026 12:41 pm
“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
Kryesore

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

10 Korrik, 2026 12:22 pm
Para
I mori gruas varëset e floririt me dhunë nga qafa, arrestohet 40-vjeçari

I mori gruas varëset e floririt me dhunë nga qafa, arrestohet 40-vjeçari

Britania thotë se Irani ka konfiskuar dy cisterna nafte

Britania thotë se Irani ka konfiskuar dy cisterna nafte

Edhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës thirret në Hagë

Edhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës thirret në Hagë
















TE FUNDIT

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
10 Korrik, 2026

Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër. Sipas informacioneve vogëlushi ka ardhur në...

Lexo më shumë

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
10 Korrik, 2026

12 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh pyjor në Los Gallardos, në provincën juglindore të Almerías, sipas...

Lexo më shumë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
10 Korrik, 2026

Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare të Ekuadorit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Europol ka çuar në arrestimin e 18...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}