Sport

Video/ Shqipëria u mposht nga Franca, UEFA vlerëson pritjen Etrit Berishës


               Publikuar në : 08:24 - 22/11/19 |
Opi Nion

Pak ditë më parë Shqipëria u mposht me rezultatin 0-2 nga Franca “Air Albania Stadium” në Tiranë. Por, në sytë e  UEFA EURO 2020 ka rënë pritja Etrit Berisha bëri ndaj Olivier Giroud.

UEFA EURO 2020 ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin kur Berisha ndal topin e Giroud, pas një aksioni mjaftë të bukur nga francezët.

Griezmann e nxori ballë për ballë portierit sulmuesin e Chelsea, i cili goditi fort me të majtën, por gardiani i portës shqiptare tregoi reflekse të jashtëzakonshme duke pritur atë që mund të konsiderohej si një penallti në lëvizje.

Krahas videos, UEFA shkruan; “Pritje fantastike nga Etrit Berisha”./ Opinion.al

 

Pas