Aktualitet

Video/ Rrezikuan të mbyteshin në Karaburun, shpëtohen 8 pushues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 22/07/21 |
Opi Nion

Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë 8 pushuesve, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues.

Turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por skafi ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre.

“Policia ka shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, kanë gjetur mjetin lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues”, thuhet në njoftim.

Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./Opinion.al

Pas