Aktualitet

Deklaratat e Petro Koçit, SPAK nis verifikimet e tenderave në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:51 - 22/07/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur verifikimet për deklaratat e ish-zëvendës ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi.

News 24 raporton se lajmi është konfirmuar nga kreu i SPAK, Arben Kraja.

Petro Koçi pak ditë më parë i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të shkojë në Fier dhe të hetojë, pasi sipas tij duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Ai tha se tenderat në këtë qytet janë në duart e trafikantëve.

“Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, tha Koçi./Opinion.al

Pas