Aktualitet

Video/ Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, edhe banesa nën ujë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 10/09/22 |
Opi Nion

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër. Gjatë orëve të natës pedonalja në qendër të qytetit është përmbytur nga rrebeshi i shiut.

Ndërkohë fshatra të njësisë Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër kanë dhjetëra hektar tokë të përmbytur ndërsa në disa raste janë përmbytur edhe banesa.

Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka pasur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.

Ndërkohë ka nisur puna nga institucionet, bashkia Shkodër dhe Prefektura për të evidentuar dëmet.

Pas