Aktualitet

Video/Kultivonte bimë kanabisi dhe mbante armë pa leje, arrestohet 39-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:03 - 10/09/22 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mallakastrës pasi u kap duke kultivuar kanabis dhe duke mbajtur armë pa leje.

Policia bën me dije se efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit nga toka dhe ajri. Si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Mollaj”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë 39-vjeçari  Hamir Kalemaj.

Në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjatë kontrollit të imtësishëm edhe në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje.

Kalemaj akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Pas