Aktualitet

3 kg kanabis dhe kokainë, kapen 4 të rinjtë, shpërndanin drogë në kryeqytet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:37 - 10/09/22 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në tre aksione të ndryshmë për goditjen e veprimtarisë së shitjes së lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, rreth 120 doza me kanabis dhe doza të tjera me kokainë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një sallë lojërash elektronike në zonën e Selvisë, 2 të rinj, vëllezër, mbanin lëndë narkotike, është ushtruar kontroll në këtë biznes.

Si rezultat, u gjetën dhe sekuestruan 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një pjesë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë  D. H., 28 vjeç dhe E. H., 22 vjeç vëllezër, të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta 2 shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza të vogla dhe më pas e shisnin te klientë të ndryshëm, të biznesit të tyre në zonën e Selvisë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Risk”, po nga specialistët për Hetimin e Narkorikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i M. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë në zonën e Komunës së Parisit.

Ndërsa J. C., 26 vjeç, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua lëndë narkotike canabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Pas