Aktualitet

Gruaja e mbretit, çfarë titulli do të mbajë Camilla Parker?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 10/09/22 |
Opi Nion

Mbretëresha Elizabeth II ishte monarkja më jetëgjatë që Britania e Madhe ka patur ndonjëherë. 96-vjeçarja ishte shtyllë e vendit e teksa bota po vajton humbjen e saj, djali i saj i madh Charles, dikur Princi i Uellsit, u bë mbreti i ri.

Por a do të thotë kjo se gruaja e Charles, Camilla, do të bëhet mbretëreshë?

Në fillim të këtij viti, Mbretëresha Elizabeth u shpreh për këtë çështje, duke shkruar në mesazhin e saj gjatë jubileut të saj “Platinum” se donte që Camilla të njihej si “Mbretëresha bashkëshortore” kur Princi Charles të bëhej mbret. Në këtë rol, ajo do të “sigurojë shoqëri dhe mbështetje morale dhe praktike” për mbretin në fuqi, sipas faqes së internetit të familjes mbretërore.

“Ky përvjetor më jep gjithashtu një kohë për të reflektuar mbi vullnetin e mirë të treguar ndaj meje nga njerëz të të gjitha kombësive, besimeve dhe moshave në këtë vend dhe në mbarë botën gjatë këtyre viteve,” tha mbretëresha në një deklaratë në atë kohë. “Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj. Unë mbetem përjetësisht mirënjohëse dhe i përulem besnikërisë dhe dashurisë që vazhdoni të më jepni. Dhe kur djali im Charles të bëhet Mbret unë e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si “Mbretëresha bashkëshortore” ndërsa do të vazhdojë shërbimin e saj besnik.”-vijoi ajo.

Në vitin 2005 kur Charles dhe Camilla u martuan, tetë vjet pas vdekjes së Lady Dianës, Camilla e bëri të qartë se synonte të përdorte titullin “princess consort”. Kjo ishte hera e parë në historinë e monarkisë britanike që përdoret një titull i tillë.
Vendimi u pa si një pranim publik se roli i saj i ri ishte i vështirë për t’u pranuar, pas vitesh spekulimesh mediatike për lidhjen e tyre, divorcin e hidhur të Charles dhe Dianës dhe vdekjen e Dianës në 1997.

Pas