Aktualitet

Mbi 10 orë Kapshtica dhe Kakavija pa sistem të përpunimit të të dhënave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 10/09/22 |
Opi Nion

Sistemi i përpunimit të të dhënave në Kakavijë në palën shqiptare është bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se prej 10 orësh dogana po funksionon pa sistem.

Ndërkohë dogana po punon me regjistra me dorë për regjistrimin e hyrje daljeve nga kjo pikë kufitare. Mësohet se aktualisht nuk janë shënuar radhë të gjata.

Sakaq, prej 12 orësh edhe dogana e Kapshticës funksionon pa sistem të përpunimit të të dhënave. Sipas informacioneve nga drejtoria e kufirit edhe në këtë pikë po punohet me regjistra, në mënyrë manuale, dhe nuk ka radhë në këtë pikë kufitare.

Deri më tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.

Si pasojë e problemit radhë ka pasur vetëm mbrëmjen e djeshme.

Pas