Aktualitet

Video/Rama ngre dolli me ujë në Dibër: Pa PS bëhet fushë çdo gjë, PD bëri sa mundi por…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 29/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Rama këtë të shtunë ka përuruar një ujësjellës në Dibër. Rama theksoi se Partia Socialiste ishte e vetmja parti që dërgoi ujin e pijshëm 24 orë në Dibër, gjë që sipas tij, nuk e kishte bërë askush më parë.

“Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu as në demokraci, as në komunizëm, as në mbretëri dhe as në perandori. Kjo është Partia Socialiste. Gëzuar për PS, të rrojë sa malet se pa PS bëhet fushë çdo gjë”, tha Rama.

E ndërsa bëri dolli me një banor të zonës, Rama u shpreh se Partia Demokratike tentoi ta sjellë ujin në atë zonë por që sipas tij nuk ia doli.

“PD jo nuk e solli ujin, por e thau komplet. Ajo partia tjetër bëri sa mundi, por ujë nuk solli. Këtë ujë e ke nga PS. Ta pish me shëndet!”, i tha Rama qytetarit./Opinion.al

 

Pas