Aktualitet

Ra nga pema teksa mblidhte ullinj, 62-vjeçari pedagog në Universitetin e Gjirokastrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 29/10/22 |
Opi Nion

62-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj është Gëzim Redhi, pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1, Ksamil. Sipas policisë Redhi po mblidhte ullinjë kur është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë.

“Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas