Aktualitet

Video/ Protesta e shqiptarëve në Britani, në Sky News: Nuk jemi kriminelë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 13/11/22 |
Opi Nion

Mijëra shqiptarë që jetojnë në Britani u mblodhën më 12 nëntor në qendër të Londrës për të protestuar kundër deklaratave të Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman.

Të veshur kuqezi dhe me flamuj në duar, pankarta që dukej se ishte edhe slogani i protestës ishte “Ne nuk jemi kriminelë”.

Në pamjet e publikuara nga Sky news, demonstruesit shfaqen në sheshin e Parlamentit Britanik dhe në urën Westminster, duke valëvitur flamujt shqiptarë.

Oficerët e policisë ishin gjithashtu të pranishëm teksa shqiptarët protestuan në rrugët e Londrës.

Pavarësisht zemërimit që shfaqet edhe në videon e publikuar nga mediat britanike dhe zhgënjimit që kishin, ata arritën të ruanin qetësinë dhe të realizonin një protestë paqësore.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, javën e kaluar u shpreh se Anglia jugore po përballej me një pushtim emigrantësh dhe mes të tjerash akuzoi shqiptarët se po abuzojnë me ligjet moderne të skllavërisë.

Ky reagim i saj erdhi pasi numri i njerëzve që kaluan kanalin e La Manche me varka të vogla u rrit nga rreth 300 në 2018 në më shumë se 30,000 këtë vit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sky News (@skynews)

 

Pas