Bota

Video/ Polici hedh nga ura protestuesin 16-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 05/10/20 |
Opi Nion

Kili është përfshirë nga protesta masive ditët e fundit, pasi qytetarët kërkojnë qasje më të mirë në sistemin shëndetësor, në institucionet arsimore dhe largimin e qeverisë nga modeli ekonomik neoliberal.

Gjatë protestave qytetarët janë përballur me dhunën e ushtruar nga policia. Në një  video të postuar në rrjetet sociale, shihen pamje të rënda të një oficeri policie i cili shtyn nga ura Pio Nono një protestues, i cili është plagosur rëndë.

Polici akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. 16 vjeçari mbijetoi, pavarësisht se ra nga një lartësi prej shtatë metrash. Ai pësoi goditje në kokë dhe fraktura në kyçet e tij. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme.

Rikujtojmë se në tetor dhe nëntor të  vitit 2019, mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Kilit çdo ditë ndaj pabarazive vend. Ndërkohë, forcat e sigurisë, si policia ashtu edhe ushtria akuzohen se kanë shkaktuar 30 viktima.

Sipas Institutit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, të paktën 460 protestues pësuan lëndime në sy gjatë protestave dhe trazirave të vitit të kaluar, ndërsa policia hodhi qëllimisht gaz lotsjellës tek dhjetëra protestues.

Dy nga të plagosurit pësuan verbëri totale, ndërsa 35 protestues të tjerë humbën shikimin në një sy. Dy oficerë policie u arrestuan në fund të gushtit./ Opinion.al

Pas