Aktualitet

Video/Një vajzë në lot,Erdogan mori gërshërët,çfarë ndodhi në përurimin e xhamisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:14 - 17/01/22 |
Opi Nion

U inagurua këtë të hënë xhamia e Et’hem Beut në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar ishte Presidenti turk Erdogan ai që preu shiritin.

Por një detaj që u vu re gjatë ceremonisë ishte se gërshërët me të cilat u pre shiriti, që zakonisht rikthehen në tabaka pa pasur një rëndësi specifike, presidenti turk, Erdogan ka zgjedhur që t’i mbajë me vete.

“Për hir të kësaj dite, gërshërët do i mbajmë për vete, nuk do i kthejmë mbrapsht, lutjet e bëmë”, tha Erdogan.

Shqiptarë nga të gjitha trevat ishin të pranishëm në sheshin “Skënderbej” për të dëgjuar fjalën e Erdogan.  Presidenti turk i përshëndeti të gjithë që në nisje të fjalës së tij. Por me sa u duk ardhja e Erdogan në Tiranë është pritur mes emocionesh edhe nga të pranishmit. Teksa ai po fliste një vajzë e re është shfaqur e përlotur./Opinion.al

Pas