Kronikë

Video/Polumbarët e RENEA gjejnë armën e përdorur në grabitjen e bankës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:47 - 05/06/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka bërë publike momentin kur polumbarët e RENEA-s, gjatë kërkimit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës, evidentojnë me kamera nënujore, në thellësi gati 30 metra, njërën nga armët që autorët përdorën gjatë grabitjes së filialit të bankës në Koplik, Malësi të Madhe.

Grabitaj u krye më 9 maj, ku tre persona të veshur me të zeza me maskë në fytyrë dhe të armatosur me kallashnikov grabitën filialin e një banke në Koplik.

Një muaj pas kësaj grabitje policia mundi të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

Në pranga ranë Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe./Opinion.al

Pas