Aktualitet

Foto/Përfshihet në flakë ishulli i Sazanit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:29 - 05/06/22 |
Opi Nion

Ishulli i Sazanit është përfshirë në flakë që prej mesditës së sotme. Siç  mund të shihet edhe në foto zjarri është i përmasave të mëdha.

Flakët po djegin pjesën lindore të ishullit dhe vendin e quajtur “Plazhi i gjeneralit”, duke djegur pisha që arrijnë deri 20 m të larta dhe shkurre.

Mësohet se forcat e Rojës bregdetare si dhe Administrata e zonave të mbrojtura po punojnë për shuarjen e flakëve.

Kjo është hera e dyta brenda pak ditësh që ishulli i Sazanit përfshihet nga flakët, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./Opinion.al

 

Pas