Aktualitet

Fluks në autostradën Tiranë-Durrës, policia apel shoferëve: Përdorni rrugët…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 05/06/22 |
Opi Nion

Policia Rrugore e Tiranës iu ka bërë apel drejtuesve të automjeteve, të cilët po udhëtojnë drejt kryeqytetit që të përdorin rrugët alternative.

Shkak i këtij apeli është bërë trafiku i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, drejtuesit duhet të përdorin rrugët alternative si: Durrës-Tiranë nga rruga  e Ndroqit ose Elbasan-Tiranë.

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet”,-thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas