Aktualitet

Ishulli i Sazanit në flakë/Peleshi: 61 efektivë po punojnë për shuarjen e zjarrit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 05/06/22 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshirë pjesën lindore të ishullit të Sazanit.

Ministri shkruan se 61 efektivë janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Peleshi bën të ditur se efektivë të të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

Sipas tij, po bëhen përpjekjet maksimale në kushte tepër të vështira pasi terreni dhe bimësia vështirëson fikjen e zjarrit.

Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”,-shkruan Peleshi në reagimin e tij./Opinion.al

Pas