ANKARA- Mediat turke kanë publikuar një video të marrë nga kamerat amatore, ku shihet momenti i shpërthimit të bombës së parë, teksa aktivistët ishin duke kërcyer. Marshimi i paqes së mbështetësve të Partisë Demokratike të Popujve dhe një numri organizatash joqeveritare në Ankara u kthye në një masakër të përgjakshme me dhjetra viktima e të plagosur.
<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/CtEQUnLVREY” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>