Kronikë

Video/ Me pistoletë, fishekë, maskë në banesë, pranga të riut në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 14/01/22 |
Opi Nion

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi i janë gjetur një sasi fishekësh në mjetin me të cilin po udhëtonte.

Policia bën me dije se në vijim të kontrollit, në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari.

Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas