Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Globi regjistron vitin e gjashtë më të nxehtë

2022/01/14 at 9:49 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Globi regjistron vitin e gjashtë më të nxehtë

2021 ishte viti i gjashtë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planetin tonë, sipas disa studimeve për matjen e temperaturës që u publikuan të enjten.


Shkencëtarët thonë se viti jashtëzakonisht i nxhetë është pjesë e një tendence afatgjatë dhe se tregon shenja përshpejtimi.

Dy agjenci shkencore amerikane, NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) , si dhe një grup privat për matjen e temperaturave, publikuan të enjten përllogaritjet e tyre për temperaturën globale të vitit të kaluar dhe thanë se nuk ishte larg viteve 2016 dhe 2020 që shënuan temperatura shumë të nxehta.

Gjashtë llogaritje të ndryshme dolën në përfundimin se viti 2021 ishte midis vitit të pestë dhe të shtatë më të nxehtë që nga fundi i viteve 1800. NASA tha se vitet 2021 dhe 2018 radhiteshin në vendin e gjashtë për nga nxehtësia, ndërsa NOAA thotë se viti i kaluar ishte më i nxhetë se viti 2018.

Shkencëtarët thonë se “La Nina”, fenomeni natyror që ftoh pjesët qendrore të Paqësorit dhe ndryshon strukturat e motit në shkallë globale duke qarkulluar ujin e ftohtë nga thellësia e oqeanit, uli temperaturat globale, sikurse fenomeni i kundërt “El Nino” i rriti temperaturat në vitin 2016.

Megjithatë, thanë ata, 2021 ishte viti më i nxehtë në histori nën fenomenin “La Nina” dhe se viti nuk përfaqësonte një ulje temperature të shkaktuar nga njeriu, por kishte të njëjtën nxehtësi.

Shkencëtari Zeke Hausfather, me grupin e monitorimit “ Berkeley Earth” që gjithashtu e radhiti vitin 2021 në vendin e gjashtë për nga nxehtësia, tha se kjo është një tendencë afatgjatë e rritjes së pathyeshme të temperaturave.

Gavin Schmidt, shkencëtar i klimës që drejton ekipin e NASA-s për vëzhgimin e temperaturës, tha se “tendenca afatgjatë është shumë, shumë e qartë. Kjo po ndodh nga dora e njeriut. Gjërat nuk do të ndryshojnë derisa njerëzimi të ndalojë shtimin e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë.”

Të dhënat nga NASA dhe NOAA dalin në përfundimin se tetë vitet e fundit kanë qenë tetë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Sipas të dhënave nga të dy agjencitë e qeverisë amerikane, temperaturat globale janë afro 1.1 gradë Celsius më të nxehta se 140 vjet më parë.

Matjet e tjera të vitit 2021 erdhën nga Agjencia Meteorologjike Japoneze dhe matjet satelitore nga Shërbimi Copernicus i Ndryshimeve Klimatike në Evropë dhe Universiteti i Alabamës në Huntsville.

Temperatura mesatare globale vitin e kaluar ishte 14.7 gradë Celsius, sipas agjencisë amerikane NOAA.

Në vitin 1988, shkencëtari kryesor i atëhershëm i NASA-s për klimën, James Hansen, bëri bujë në media ndërsa dëshmoi para Kongresit amerikan mbi ngrohjen globale, në një vit që ishte më i nxehti i regjistruar në atë kohë. Aktualisht, viti 1988 radhitet në vendin e 28 për nga nxehtësia.

Vitin e kaluar, 1.8 miliardë njerëz në 25 vende të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, shënuan vitin më të nxehtë ndonjëherë, përfshirë Kinën, Nigerinë, Bangladeshin, Iranin, Mianmarin dhe Korenë e Jugut, sipas organizatës “Berkeley Earth”.

Hera e fundit që Toka kishte një vit më të freskët se normalisht, sipas përllogaritjeve nga NOAA ose NASA, ishte viti 1976. Çfarë do të thotë se 69% e njerëzve në planet – më shumë se 5 miliardë njerëz nën moshën 45 vjeç – nuk e kanë përjetuar kurrë një vit të tillë, bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara./VOA



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Shqiptari kërcënonte ish të dashurën se do i publikonte videon +18

Shqiptari kërcënonte ish të dashurën se do i publikonte videon +18

Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga PD

Deklarata e Berishës, PD: Është në hall të madh, mashtron hapur

I preu kokën me thikë shefit në Angli, shqiptari kërkon t’i shpëtojë …

I preu kokën me thikë shefit në Angli, shqiptari kërkon t’i shpëtojë ...
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}