Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incidentet ndëretnike në Serbi dhe dyfytyrësia e Vuçiçit

2022/01/14 at 9:31 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Incidentet ndëretnike në Serbi dhe dyfytyrësia e Vuçiçit

Incidentet që ndodhën ditët e fundit në Priboj, një qytet i vogël në kufi me Bosnjë-Hercegovinën, kanë shqetësuar dukshëm popullatën boshnjake në këtë qytet. Por kanë reaguar edhe autoritetet e Serbisë. Gjatë Krishtlindjeve ortodokse më 7 janar, një grup të rinjsh të paidentifikuar në Priboj kënduan “Është Krishtlindje, qëlloni me armë xhamitë”. Ndërsa disa ditë më parë një grup policësh kufitarë të Pribojit kënduan këngë ku bëhej thirrje për përsëritjen e krimeve të Srebrenicës, Vukovarit, Novi Pazarit e Sjenicës. Ndaj 12 policëve ka filluar procedura disiplinore, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq shkoi për vizitë në Priboj – për të ulur tensionet ndëretnike.


Ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se “në MPB nuk ka vend për sjelljet si ato në Priboj” dhe njoftoi, se është formuar një grup punues dhe se “organet disiplinore të MPB-së do të vendosin për dënimin e policëve.” Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, deputeti i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Enis Imamoviq, i dërgoi një pyetje Prokurorisë Publike, siç tha ai, “jo për shkak se i beson, por për të tërhequr vëmendjen se sa institucionet inkurajojnë dhe lejojnë përhapjen e urrejtjes ndërnacionale dhe fetare”. Ai rikujtoi se policia ka kryer krime në Sanxhak, konkretisht në Priboj në vitet 1990 dhe se tani jemi dëshmitarë të rritjes së sërishme të kërcënimeve.

Atmosfera e urrejtjes

Disa organizata joqeveritare në Serbi theksuan, ndër të tjera, se fushata disamujore e mbështetjes së kriminelëve të luftës që është zhvilluar në Serbi, si dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, çoi në një atmosferë intolerance, ku boshnjakët shpallen të padëshiruar në atë zonë dhe në Serbi. Ata e vlerësojnë reagimin e shtetit ndaj incidenteve të tilla si tepër të butë ose shpesh inekzistente dhe i bëjnë thirrje shtetit të Serbisë që të ndalojë përhapjen e urrejtjes dhe frikësimin e boshnjakëve në Sanxhak.

Vizita e presidentit Vuçiq në Priboj shihet nga Goran Miletiq, drejtor i Mbrojtësve të të Drejtave Civile për Evropën, vetëm për qëllime të caktuara. “Vuçiq nuk foli në Beograd për mbishkrimet e mbështetjes së Ratko Mlladiqit dhe glorifikimin e kriminelëve. Ndërsa me shkuarjen në Priboj ai nuk mund t’i rregullojë të gjitha këto tani”, thotë Miletiq për DW.

Stereotipet

Incidentet e përmendura duhet të shihen si pjesë e atmosferës së përgjithshme shoqërore, e cila është krijuar prej shumë vitesh, thotë për DW, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

“Kjo atmosferë është krijuar në radhë të parë nga mediat e kontrolluara prej shtetit, por edhe nga pjesa e komunitetit akademik që vazhdimisht i promovon këto stereotipe për boshnjakët në Serbi, si dhe për myslimanët në Ballkan në përgjithësi. Nuk ka pasur asnjëherë një zbërthim të këtyre stereotipeve, por ato ndizen kur është e nevojshme. Tani definitivisht ka marrë hov dhe është aktualizuar projekti i “botës serbe”, sepse vlerësohet se mund të ketë ardhur koha që të realizohet”, thotë Biserko për DW.

Mbështetja e Dodikut

Ngjarjet në Sanxhak dhe qëndrimi i qeverisë serbe ndaj kësaj pjese, në asnjë mënyrë nuk mund të ndahet nga qëndrimi i Serbisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Republikës Srpska, e në fund të fundit as nga qëndrimi ndaj Milorad Dodikut, theksojnë bashkëbiseduesit e DW. Goran Miletiq beson se raporti i Serbisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë qenë “kurrë më i keq”.

“E vetmja gjë që vjen nga Serbia është se ajo është e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Dejtonit. Por në terren është gjithçka ndryshe”. Serbia nuk po luan rol konstruktiv, sepse ka frikë si para luftës në B-H. Sa për Dodikun, ai nuk do të thoshte dhe nuk do të bënte asgjë që nuk mbështetet nga Serbia. Për ata që nuk e besojnë këtë, duhet theksuar se Dodiku është i pranishëm pothuajse në çdo hapje të një fabrike, ure apo ndonjë gjëje tjetër në Serbi. Mesazhi është se Serbia qëndron pa rezerva pas të gjithave që ndodhin në B-H”, thekson Goran Miletiq.

„Faktori i paqes dhe stabilitetit”

Sonja Biserko shton se “Sanxhaku prej kohësh është perceptuar si pjesë e ‘transversalit të gjelbër’, ku bëjnë pjesë Turqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Sanxhaku, Sarajeva dhe kjo tezë përcakton në masë të madhe qëndrimin ndaj popullatës myslimane në përgjithësi. Nga ana tjetër, ka mendime se Vuçiqi ka shkuar në Priboj, “vetëm për t’u paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare si faktor paqeje dhe stabiliteti”, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

“Nga ana tjetër mbështeten të gjitha ato organizata të djathta dhe nacionaliste, të cilat prishin stabilitetin dhe rrisin tensionet në rajon përditë. Mund të thuhet se ky manipulim ka qenë i suksesshëm me aktorët ndërkombëtarë në vitet e kaluara, por hapësira për manipulim tani është zvogëluar me ardhjen e administratës së re amerikane”, thotë Sonja Biserko.

Ekstremistët

 

Drejtori i Civil Right Defenders for Europe Miletiq thekson, se pas qëndrimit dashamirës ndaj grafiteve për Ratko Mlladiqin, “u pa se këto grupe kanë mbështetjen e autoriteteve”. Kjo u pa edhe pas sulmit “vandal të fundit ndaj Pride info center”, që është vetëm disa hapa nga presidenca e Serbisë. Autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa ndaj personave që kanë kryer këto sulme, shpjegon Miletiq.

Goran Miletiq vëren se hapi i parë në metodologjinë e Vuçiqit është një ndarje artificiale “ku aktivistët e të drejtave të njeriut paraqiten si ekstremistë, të cilët kundërshtohen nga grupe të tjera ekstremiste e ai e paraqitet këtë si një konflikt midis dy ekstremeve”. Ndërsa Vuçiq del në fund dhe e paraqet veten si një politikan të moderuar që zgjidh problemet. “Këtë metodologji e kemi njohur nga koha e Millosheviqit, i cili donte të tregohej shumë më i mirë se radikalët. Por më duket se kjo mënyrë e qeverisjes nuk mund të zgjasë shumë, përfundon Goran Miletiq./DW

 

 



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Globi regjistron vitin e gjashtë më të nxehtë

Globi regjistron vitin e gjashtë më të nxehtë

Shqiptari kërcënonte ish të dashurën se do i publikonte videon +18

Shqiptari kërcënonte ish të dashurën se do i publikonte videon +18

Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga PD

Deklarata e Berishës, PD: Është në hall të madh, mashtron hapur
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}