Kronikë

VIDEO/ Me kapuçë dhe cigare, adoleshentët 6 vjedhje brenda natës


               Publikuar në : 13:22 - 18/01/20 |
el ida

Policia e Tiranës ka arretuar dy adoleshentë dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë kryer një sërë vjedhjesh nga agjencitë e sigurimit tek farmacitë. Kështu, në pranga kanë rënë 14-vjeçari I.L banues në Tiranë dhe 16-vjeçari K.S banues në Kamzë.

Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa kryenin gjatë natës gjashtë grabitje në subjekte të ndryshme ndërsa policia shton se ka zbardhur edhe një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga adoleshentët.

Në videon e mëposhtme shihet se si djemtë të mbuluar me kapuçë dhe me cigare në dorë futen në një lokal dhe më pas në një bulmetore, nga ku marrin çfarë munden./Opinion.al

Pas