Kronikë

Kapet 60-vjeçari, dhunoi seksualisht të miturën me aftësi të kufizuara


               Publikuar në : 13:52 - 18/01/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë është raportuar se ka ndodhur në qytetin e Lezhës.

Policia njofton se ka arrestuar një 60-vjeçar me iniciale V.N i cili pasi  ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të  mitur me aftësi të kufizuara.

Në momentin e arrestimit ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”,  “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur “. /Opinion.al

Pas