Kronikë

Video/Mbetën në mes të detit,momenti kur shpëtohen 2 familje në Karaburun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 21/07/22 |
Opi Nion

Dy familje kosovare, të cilat kishin mbetur në det, pasi mjeti që po udhëtonin kishte pësuar difekt, janë shpëtuar nga policia e Vlorës.

Në videon e publikuar nga Policia Kufitare e Vlorës shfaqet momenti i nxjerrjes së personave në breg të detit nga motoskafi me të cilin kishin udhëtuar.

Sipas uniformave blu në moskaf ndodheshin 5 shtetas kosovarë, midis tyre një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të 📍Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”-njofton policia./Opinion.al

 

 

Pas