Bota

Draghi dorëzon dorëheqjen te Mattarella, Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 21/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri italian Mario Draghi i paraqiti të enjten dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella, duke e zhytur ekonominë e tretë më të madhe të Bashkimit Evropian në trazira të reja politike.

Dorëheqja e Draghit vjen pasi disa parti kryesore në koalicionin e tij si lëvizja e fuqishme 5 yje dhe Forza Italia bojkotuan një votëbesimi ndaj qeverisë të mërkurën mbrëma.

Mattarella, i cili pranoi dorëheqjen, në vijim do të takohet me kryetarët e parlamentit të enjten pasdite, tha në një deklaratë pallati presidencial. Hapi tjetër është thirrja për zgjedhje të parakohshme.

Javën e kaluar, Draghi dha dorëheqjen e tij pasi lëvizja 5-Yje tërhoqi mbështetjen e saj në një votëbesimi parlamentar mbi një paketë të krijuar për të trajtuar krizën e kostos së jetesës në Itali. Draghi kishte thënë më parë se nuk do të drejtonte një qeveri që nuk përfshinte 5-Yjet.

Kjo dorëheqje, megjithatë, u refuzua nga presidenti i Italisë Sergio Mattarella, i cili i kërkoi atij të qëndronte dhe të gjente një zgjidhje.

Pas