Aktualitet

Rama -opozitës: Nuk marrim hapa që të zgjidhim probleme mes foltores dhe gojores



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:48 - 21/07/22 |
Opi Nion

Në seancën plenare të ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në lidhje me projekt-rezolutën për të dënuar gjenocidin në Kosovë. Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se është gati të bëjë lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë.

Me një gjuhë jo të zakontë më tej, Rama u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”.

“Për një arsye pse u kujtuan për genocidin në Srebrenicë kujtohen për genocidin në Kosovë. Po të shikosh historinë e deklaratave dhe rezolutave shikon ndryshimin si nata me ditën. Mes asaj që quhej PD dhe sot nuk e di si quhet dhe ne që quhemi PS. Sa herë ka pasur një krizë që duhet ta kapërceni keni futur në mes viktimat e Kosovës.

Merrni shikoni si përkon me rezolutat dhe deklaratat për Kosovën kjo histori. Zgjoheni ju sot dhe kujtoheni për Srebrenicë. Jeni gati t’i rivarrosni dhe njëherë dhe t’i fusni në varrin masiv për të thënë që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran dhe demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju dhe as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap.

Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni të bëni hapa të tillë, bëjini. Ne nuk i bëjmë. Nuk marrim hapa të tillë për të zgjidhur probleme mes foltores dhe gojores. Nuk bëhemi ne si foltorja dhe gojorja. U miratua rezoluta për Srebrenicën. Atëherë kur ishte planifikuar të miratohej, jo në ditën e gojores dhe foltores. Nuk keni çfarë i bëni bini gomarit i bini samarit”, tha Rama.

Pas