Bota

Video/Marina ukrainase njofton goditjen e një tjetër anijeje ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:09 - 07/05/22 |
Opi Nion

Qeveria ukrainase pretendoi sot, të shtunën, se një tjetër anije ruse u mbyt pranë Fidonisit, në Detin e Zi.

Një mjet ajror pa pilot Bayraktar TB2 “goditi një mjet zbarkues të klasit Serna 11770, si dhe dy sisteme raketash tokë-ajër të tipit Tor”, tha marina ukrainase në Facebook, pa dhënë një datë. Parada tradicionale e flotës ruse të Detit të Zi më 9 maj të këtij viti do të zhvillohet pranë Fidonisit – në fund të detit”, shkruhet në faqen e tyre në Tëitter.

Moska, nga ana e saj, nuk e ka konfirmuar informacionin.

Një video e publikuar nga ushtria ukrainase tregon një anije luftarake pranë një skele që goditet nga një shpërthim, më pas përfshihet nga flakët dhe një re e dendur tymi ngrihet./Opinion.al

Pas