-Jetë dhe Stil

Video/Makina shëtit nëpër Tiranë me qesen e plehrave në pasqyrë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 28/05/20 |
Opi Nion

Një pamje aspak e këndëshme për syrin dhe krejt e pakuptimtë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Një automjet që qarkullonte në orët e vona, është filmuar ndërsa duke ecur, zvarriste pas vetes një qese të zezë mbeturinash. Sikurse shihet edhe në video, qesja e lidhur në pasqyrën e automjetit, varej deri në tokë gjysmë e hapur duke bërë që në rrugët e qytetit të përhapeshin plehrat, që me sa duket prej harresës apo përtesës, dikush ka vendosur t’i shëtisë nëpër Tiranë./Opinion.al

 

 

 

Pas