Kronikë

OFL në Tiranë dhe Shkodër, i dorëzon formularin 4 grabitësve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 28/05/20 |
Al Do

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin e deklarimit të pasurisë 3 personave në Tiranë dhe njërit në Shkodër. Personave që i është kërkuar vetëdeklarimi i burimeve të pasurisë në Tiranë rezultojnë të dënuar për vjedhje me armë.

Konkretisht ata janë:

O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

Ndërsa personi tjetër nga Shkodra me iniciale I. R është nën hetim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas