Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

26-vjeçari u vra para shtëpisë, i ati: E gjeta në gjak dhe nusen mbi të

2020/05/28 at 2:15 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
26-vjeçari u vra para shtëpisë, i ati: E gjeta në gjak dhe nusen mbi të

Mjeku Edmond Breshanaj ka folur për vasjen e djalit të tij në derë të shtëpisë në Vlorë dy ditë më parë. Ai tha se ka qenë 24 orë në punë dhe nuk kishte folur me djalin ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë. I tronditur nga ngjarja ai tregoi edhe momentin kur bashkëshortja e ka gjetur djalin të mbuluar në gjak.


Mjeku shprehet se djali nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe se ka qenë njëri jo problematik duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt shkaku i vrasjes së tij.

Ndalur tek pista kryesore e hetimit, që është e shkuara e djalit në Belgjikë, mjeku tha se i biri atje kishte punuar në një bar dhe shpesh herë kishte qëndruar pa punë duke kërkuar para nga familja.

“U dëgjuan krisma pas shtëpisë time. Atëherë marr në telefon djalin dhe nuk përgjigjej askush. I them nuses dil hap portën. Ajo gjen djalin të shtrirë të mbytur në gjak. I them policisë më kanë vrarë djalin. Shkoj tek shtëpia dhe e gjej djalin të mbuluar në gjak dhe nusen mbi fëmijë. Ai ka qenë bashkë me shokun e tij. Më thanë se e goditi nga larg dhe më pastaj nga afër. Shoku kishte reaguar, kishte thënë mos çfarë bën. Më ka ardhur si e papritur. Nuk di që djali të ketë bërë ndonjë kërcënim ose të ketë pasur ndonjë hesap. Ai nuk ishte i armatosur. Nuk di të ketë marrëdhënie me ndonjë njeri që ta penalizojë.

Pretendimin e kam që të gjendet shkaku se kush ma ka vrarë djalin. Ai ishte i rregullt dhe pa precedentë penalë. Nuk kishte arsye dhe nuk ka pse ia merr njeri jetën. Ka pasur kamera sigurie gjatë gjithë rrugës. Më kanë pyetur që në momentin e parë dhe tani të studiojnë telefonin se me kë komunikon dhe të shohin kamerat. Unë atë ditë nuk kam folur se kam qenë 24 orë në punë dhe nuk e mendoja se do ndodhte kjo. Shteti nuk duhet të tërhiqet sepse janë shumë eleminime që janë bërë dhe kanë ngelur në heshtje. Në Belgjikë ka punuar në një bar, kë qëndruar edhe pa punë.

E kam mbështetur unë. Ai erdhi me duar në xhepa nga Belgjika nuk kishte lekë. Dua mbështetje dhe të ushtrohet presion me organet e prokurorisë që t’i jepet fund këtyre ngjarje që të mos ikë rinia shqiptare. Djali im nuk ka qenë i skeduar dhe kemi qenë familje e shëndoshë. Ishte i ndjeshëm dhe bënte shumë për shoqërinë”, tha Breshanaj.

26-vjeçari Kristian Breshanaj u vra në derën e shtëpisë natën e Bajramit. Dyshohet se autorët i kanë zënë pritë Breshanjt, në derën e shtëpisë dhe qëlluan me 10 plumba ndaj tij, por vetëm 5 prej tyre çanë trupin e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia deri më tani po heton në lidhje me dy pista në lidhje me atë që bënte i riu në Belgjikë dhe ndonjë konflikt i mundshëm që mund të ketë pasur gjatë qëndrimit të tij në Vlorë./abcnews.al



Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
OFL në Tiranë dhe Shkodër, i dorëzon formularin 4 grabitësve

OFL në Tiranë dhe Shkodër, i dorëzon formularin 4 grabitësve

Europa Nostra për teatrin:Le të shënojë kjo ngjarje fillimin e një zgjimi

U kallëzuan nga Aleanca për Teatrin, prokuroria merr në pyetje inxhinierët

Debatet për reformën në drejtësi, shefja e ONM mbron procesin

Debatet për reformën në drejtësi, shefja e ONM mbron procesin
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}