Bota

VIDEO/Makina në lëvizje qëllon për vdekje shoferin e mjetit ngjitur nëSHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 14/07/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugët e Queens të New Yorkut.

Nëpërmjet videos së publikuar nga mediat shikohet se si një person qëllohet për vdekje gjatë kohës që ishte duke i dhënë makinës, teksa bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend.

Policia e New Yorkut ka zbuluar identitetin e viktimës, që është shtetasi Dejuan Broën, i cili ka qenë duke ecur në Nissan Maxima, kur është qëlluar me breshëri plumbash.

Për të thuhet se ishte anëtar i një bande, dhe për shkak të rivalitetit dhe luftës për territor është likuiduar nga anëtarët e një bande tjetër.

Gjithashtu policia ka njoftuar se është vënë në kërkim të vrasësit dhe se po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan momentin./Opinion.al

Pas