Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi i MB, anëtari i komisionit: Fituesi s’kishte fletë-analizë

2021/07/14 at 1:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi i MB, anëtari i komisionit: Fituesi s’kishte fletë-analizë

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me dosjen hetimore për tenderin korruptiv të uniformave të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan 9 zyrtarë e ish-zyrtarë.


Në dosjen e SPAK, thuhet se anëtari i komisionit, Ylber Pjetërnikaj ka refuzuar kompaninë fituese, bashkim i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC, pasi kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit.

Sipas Pjetërnikaj operatori “GENC TAHHUT  GIYM TEKSTIL” ,  nuk kishte certifikatë për cilësinë e mallit e duhej skualifikuar.

“Gjatë kohës së procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “GENC TAHHUT  GIYM TEKSTIL” , nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11, të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit , i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues të njohur nga republika e Shqipërisë.  Kjo certifikatë kërkohej për garantimin e cilësisë së mallit. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në gërmën “b” të pikës 12 të ofertës teknike.  Pasi ofruesi nuk ka paraqitur fletë analiza ose raporte testimi për disa artikuj tekstili dhe lëkure. Operatori nuk ka plotësuar as gërmën “c” të pikës 12 të ofertës teknike, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesi i aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mos përmbushja e këtyre kritereve ka qenë kusht për skualifikim”, thuhet në dosjen e abc news.

Kryetari i KVO liston edhe parregullsitë e evidentuara tek dy operatorët e tjerë ekonomikë:

“Kurse, për bashkimin e operatorëve ekonomik BOE “kapko doo” + “adjeca doo” + “Galko doo” + jelen professional doo” + “galeb d.d” + “Open Tech consultin & Services” sh.p.k ka rezultuar se nuk plotësonte kriterin e përcaktuar në pikën 12 të ofertës teknike, pasi ditën e hapjes së procedurës nuk ka paraqitur disa nga mostrat ose kampionimet e artikujve, objekt prokurimi. Gjithashtu nuk plotësonte kriterin e përcaktuar në pikën 12 të ofertës teknike, pasi nuk kishte dorëzuar skeda teknike, raport testimi/fletë analiza për të gjithë artikujt e kostumeve dhe të këmishave. Mosplotësimi i këtyre dy kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorëve pjesëmarrës. Gjithashtu, Gjatë shqyrtimit të operatorëve, BOE, “D&E” shpk, +”Summer Conf s.r.l” + “LOVERS S.R.L” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A. VEDAT YAKUPOGLU” është  konstatuar mungesa e certifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti,  konkretisht mosparaqitja nga ana e bashkimit të operatorëve të certifikatave EN ISO 20344-2011, EN ISO 203472012 të modelin B-O2 CI ËR FI SRC. Këto certifikata kërkoheshin për të garantuar cilësinë e të gjithë komponentëve të llojeve të ndryshme  të këpucëve. Mungesa e këtyre kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit. Në gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomikë, nuk mund të kualifikohej asnjë ofrues edhe në fazën e 11 të ofertave teknike.”/Opinion.al

 

Etiketa: tenderi i policisë


Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Vrasja e Klodian Rashës,10 vite burg për Nevaldo Hajdaraj

Vrasja e Klodian Rashës,10 vite burg për Nevaldo Hajdaraj

Babai i Klodian Rashës:Kjo s’është drejtësi, krimineli u “vesh” si viktimë

Babai i Klodian Rashës:Kjo s'është drejtësi, krimineli u "vesh" si viktimë

Manastirliu tregon kur hapen qendrat shëndetësore verore

Së shpejti 340 mijë vaksina kineze,Manastirliu:Vijojmë me vaksinimin masiv
















TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com