Kronikë

Video/Kultivonin lëndë narkotike, arrestohet babai dhe djali 19-vjeçar në Tropojë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:03 - 13/07/22 |
Opi Nion

Policia ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Palç, nga ku janë vënë në pranga 2 autorët e dyshuar (babë e bir).

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Sipas uniformave blu, pas një hetimi 1-mujor, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Palç ishin kultivuar bimë narkotike kanabis është organizuar operacioni policor i koduar “Palçi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

N.N., 53 vjeç dhe A. N., 19 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Palç.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Palç.

Ndërsa u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: S. P., 33 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Palç, dhe Gj. P., 65 vjeç, me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas