Ish-kryeministri Sali Berisha është një nga politikanët që ka spikatur për karizmën e tij. Jo vetëm energjik në diskursin politik, por edhe pikant në batuta që përdor për kampin politik kundërshtar.
“Mos harro asnjëherë, është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë por xhelozia shkatërron dashurinë. Prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole.”-thotë Berisha në Kuvend.
Në një nga fjalimet e tij në parlament, Berisha ka përdorur raportin dashuri- xhelozi për të shpjeguar në fakt një situatë politike. Dhe kjo gjetje e tij ka shkaktuar jo pak reagime e të qeshura në kuvend./ Opinion.al