InstaBIZ

VIDEO/ Këngëtarja e njohur përlotet në emision: “Mos më pyet më për mamin”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:16 - 20/10/18 |
b.f

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka rrëfyer më shumë për jetën e saj në një intervistë për emision “Prive” në Klan Kosova. Për herë të parë ka treguar se ka kaluar një gjendje të vështirë shpirtërore, pasi nëna e saj është e sëmurë dhe po lufton me kancerin. Në rrëfimin emocionues, këngëtares i shkojnë lotët dhe i kërkon gazetarit të mos e vazhdojnë më gjatë bisedën për këtë temë.

Fjolla u shpreh: “Mamin unë e çmoj shumë. Ka sakrifikuar shumë për mua, për motrat dhe vëllanë. Na ka rritur vetëm, pasi babi më ka vdekur kur kam qenë 12 vjeçe. E kam patur këngëtare mamin dhe e ka lënë karrieren për të na rritur ne…Ajo është pika e ime e dobët. Fjolla nuk ka patur projekte për disa kohë, pasi kam patur siklete. Mamin e kam patur sëmurë dhe do zoti do tia dalë. Kjo është arsyeja që s’kam nxjerr projekte. Mami ka probleme me qelizat kancerogjene. Është me terapi dhe shpresoj se ka për tu bërë mirë”.

/Opinion.al

Pas